Oferta e fundit për kompromis për Ligjin për Prokurorinë Publike

Ministrja e drejtësisë Renata Deskoska ka dalë me një ofertë të re për opozitën me të cilën vlerëson se mund të tejkalohen dallimet rreth vazhdimësisë së proceseve të hapura nga ish PSP, njofton Shenja. Duke u thirur në vlerësimet e ekspertëve se vazhdimi i proceseve nuk ka nevojë të rregullohet me Ligjin e Prokurorisë pasi atë e vgaranton Ligji për procedurë penale, Deskoska propozon që të hiqet nga propozimi çdo lloj devinimi, raporton Shenja.

Marketing

“Është mirë që dje numri më i madh i ekspertëve vlerësuan se vazhdimi i proseceve garantohet me Ligjin për procedurë penale dhe nuk ka nevojë të precizohet edhe me këtë ligj. Të gjithë e dijmë se një nga kërkesat e opozitës është që të mbyllen ato procedura që u hapën nga PSP andaj dhe insistojnë që të mos ketë dispozitë për vazhdimin e procedurave. Kjo mendoj se është bazë e mirë për zgjidhje koncensuale me opozitën, të mos e vendosim në Ligjin e Prokurorisë vazhdimin e procedurave, por nul do të vendoset as dispozitë për ndërprerjen e tyre. Kështu do të hiqet dispozita që u pengon atyre, ndërsa vazhdimi i proceduravw do të sigurohet me Ligjin për procedurë penale dhe kjo është mundësi e mirë për ndërtimin e kompromisit