Një nga prioritetet e Komisionit Evropian për vitin 2020 është fillimi i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni Evropian premton se do të “vazhdojë të bëjë presion për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ndërsa paralelisht do të përkushtohet në përmirësimin e procesit të anëtarësimit në BE, përmes metodologjisë së re dhe kornizës evropiane investuese. Për raportuesin e Parlamentit Evropian për vendin, Ilhan Quçuk, zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare janë shumë të rëndësishme sepse do ta caktojnë kornizën për perspektivën evropiane të vendit.
Në programin punues që e miratoi dje, KE-ja thekson se është e përkushtuar që ta thellojë partneritetin me Ballkanin Perëndimor, rajon me të cilin ndan shumë.
“Perspektiva kredibile aderuese për rajonin është me rëndësi të madhe strategjike për Bashkimin Evropian dhe për vetë rajonin, kjo do të kofirmohet në kontributin e Komisionit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb në maj të vitit 2020, qëndron në programin e Eurokomisionit për këtë vit.
Në të njëjtën kohë, raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Qiquk në intervistën për “Juropean Ustern Ballkan”, vlerëroi se zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare janë shumë të rëndësishme sepse do ta përcaktojnë kornizën për perspektivën evropiane të vendit.
Ai pret që Qeveria që do të formohet pas zgjedhjeve ta vazhdojë rrugën evropiane dhe reformat e filluara dhe përkujton se vendi në dy vitet e kaluara ka bërë kompromise të vështira, tregoi guxim dhe vizion politik, e zgjodhi kontestin për emrin dhe vendosi marrëdhënie të mira fqinjësore, me çfarë shumë herë ka dëshmuar se i takon familjes evropiane.
Prioritetet kryesore edhe të Qeverisë pas zgjedhjeve, sipas tij, duhet të jenë sundimi i të drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.
Quçuk nuk pret problematizim të zgjedhjeve, siç është rasti në disa vende të rajonit, duke treguar se Marrëveshja e Përzhinës e cila u arrit si kompromis politik, është faktor kryesor që e dallon Maqedoninë e Veriut nga fqinjët e saj.
Eurodeputeti bullgar dhe raportues i PE-së për Maqedoni, i cili të premten vjen në Shkup në suaza të procesit “Zhan Mone” , konsideron se vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepet perspektivë të qartë evropiane në bazë të arritjeve të tyre.
“Procesi aderues ishte vendosur nga BE-ja si udhëzues i vendeve për obligimet që duhet t’i përmbushin. Nevojitet që rajoni të marrë konfirmim për europerspektivën e tij”, thotë Quçuk.
Për propozimin francez për ndryshimin e metodologjisë për zgjerim, Quçuk thotë se vërejtjet e Parisit duhet të shqyrtohen, si dhe propozimet që vijnë edhe nga vendet e tjera të Unionit.