Ruskovska: Boki-13 të denoncoj në rast se ka të dhëna për korrupsion

Prokurorja Villma Ruskovska pas seancës së sotme për rastin “Reket” i ka bërë thirrje të dyshuarit të parë Bojan Jovanovski që ti paraqes në polici dëshmitë për korrupsion që tha se i posedon kundër saj.

Marketing

“E inkurajoj gjithsecilin që posedon dëshmi për korrupsion t’i denoncoj në polici. Besoj se policia do ta kryej punën e saj në mënyrë profesionale”, tha Ruskoska.

Jovanovski gjatë ditës së djeshme tha se posedon dëshmi për krim të ndërlidhur me korrupsion të prokurores Ruskoska në vlerë 4 milion euro dhe për këtë shkak ka kërkuar tërheqjen e saj nga rasti “Reket”.