Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me anëtaren e kryesisë qendrore, Melinda Rashidi dhe anëtarin e kryesisë qendrore, Dervish Alimi pritën në takim ambasadorin e Hungarisë në Shkup, z. László István, i shoqëruar nga zëvendës udhëheqësja e misionit, Krisztina Tihanyi dhe sekretari i dytë, Győzo József Gábriel.
Në këtë takim është diskutuar për aktualitetin politik në vend dhe për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 12 prill. Kryetari Kasami e njoftoi ambasadorin se Lëvizja BESA po punon fuqishëm për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve në mënyrë të rregullt, fer dhe demoratike. Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për anëtarësimin e vendi në strukturat euro-atlantike, si dhe për përkrahjen e Lëvizjes BESA për proceset reformuese në vend.
Takime të tilla konsultative, palët u dakorduan që të realizojnë edhe në të ardhmen.