Vdekja tragjike e Kobe Bryant ditën e diel pas përplasjes së helikopterit për shkaqe akoma të panjohura ka goditur botën sportive, dhe tifozët duan t’i bëjnë nderime të mëdha legjendës së basketbollit, në ndeshjen e parë që Los Angeles Lakers e luajnë në shtëpi.Një nga basketbollistët më të mirë në histori të basketbollit, humbi jetën së bashku me vajzën e tij 13 vjeçare, Gianna dhe shtatë persona të tjerë, teksa po udhëtonin me helikopter, në një kodër në Kaliforni.
Ndeshja e parë e Lakers në shtëpi u vonua, pas shtyrjes së përballjes me Clippers pas vdekjes së Kobe Bryant.
Këtë të premte, Lakers përballet me Blazers Trail, dhe kërkesa për bileta është e jashtëzakonshme.Kjo ka bërë që të shkaktohet një rritje e madhe e çmimeve të biletave, të cilat lëvizin mes 800 dhe 11 mijë dollarë.
Hyrjet në zonat e larta të palestrës do të kushtojnë 800 dollarë, ndërsa afër parketit varjojnë nga 3 mijë deri në 11 mijë dollarë.
Ndeshja e fundit në shtëpi e Lakers ishte kundër Orlandos, ku pësuan humbje me një pikë diferencë.
Tifozët e Lakers presin që skuadra kthimin në shtëpi ta shoqërojë me fitore dhe me një rezultat të mirë, për t’i bërë nder Kobe Bryant.
Legjenda Kobe Bryant me Lakers ka fituar pesë tituj të NBA.