Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës në takim me Pendarovskin

Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës, sot e vizituan kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të aktivitetit Kabinet i hapur.

Marketing

“Studentët patën mundësi të takohen me presidentin Pendarovski dhe drejtpërdrejt prej tij të informohen për një pjesë të kompetencave të tij, t’i vizitojnë hapësirat në të cilat realizohen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe sallat për solemnitete, takime, ngjarje dhe pres konferenca”, kumtoi kabineti i Pendarovskit.

Vizitorët nga të punësuarit në kabinet janë njoftuar edhe me historikun e Vilës Vodno, me një pjesë të aktiviteteve të cilat zhvillohen, si dhe me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

“Sot për herë të parë një ceremoni e një grade shtetërore pati edhe komponentë ekonomike. Studentët morën pjesë edhe në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të Maria Virxhinia Mendes da Silva Pina, ambasadore e sapoemëruar e Republikës së Portugalisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.

Dita e sotme në Vilën Vodno është në kuadër të Kabinetit të hapur, aktivitet i cili mundëson takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me presidentin Stevo Pendarovski. Të gjithë qytetarët e interesuar, institucionet dhe organizatat, me paraqitjen paraprake në faqen e internetit të Presidentit http://pretsedatel.mk/otvoren-kabinet/ kanë mundësi të realizojnë komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin Pendarovski, t’i ndajnë idetë, propozimet dhe sugjerimet e tyre si dhe të marrin pjesë në ngjarje me karakter publik, të cilat do të realizohen nga kabineti.