Osmani: BDI-ja është garantues i marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë

Në një intervistë për të përditshmen greke “Kathimerini”, zëvendëskryeministri, Bujar Osmani tha se Marrëveshja e Prespës është një “marrëveshje strategjike partneriteti” që krijon “mundësi të pafundme për bashkëpunim”.

Marketing

Osmani thotë se marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe ligji i ri për gjuhën shqipe janë përfunduar dhe nuk “ka kthim”.

Ai thekson se BDI do të jetë garantuesi i “tre marrëveshjeve”, pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet.
Duke cituar pikëpamjet e Osmanit, Kathimerini thekson se ai do të dëshironte “të shihte udhëheqjen e VMRO-së nacionaliste të ndjekë praktikën e Mitsotakisit, i detyruar të respektojë traktatin, nëse ai do të vijë përsëri në pushtet”.