Gjermania ka konfirmuar rastin e saj të pestë të koronavirusit, në shtetin jugor të Bavarisë, sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetit bavarez të enjten.
Pacienti mashkull është i punësuar në të njëjtin vend pune si katër personat e tjerë që kontraktuan virusin nga një bashkëpuntor që vinte nga Kina.
Rreth 110 persona që ishin në kontakt të ngushtë me të gjithë pacientët e infektuar ende po testohen për koronavirusin e ri.