Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në një takim ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se takimi i mirëseardhjes së ambasadores ka pasë në fokus prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate.
“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koincidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë ku kaluam paketën AntiKÇK & Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”, ka shkruar ai.