A do të largohet Bale nga Reali? Përgjigjet Zidane

Zinedine Zidane nuk beson që Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid këtë afat kalimtar.Përmes një konference për shtyp ai tentoi t’i shuajë zërat për një largim të mundshëm të uellsianit gjatë këtij afati kalimtar duke u shprehur ai do të qëndrojë, raporton El Mundo Deportivo

Marketing

‘’Bale është mirë me ne, unë do të mbështetëm tek ai dhe nuk e mendoj mundësinë e largimit të tij’’ u shpreh francezi.

Ndër të tjera ai u pyet edhe për ndeshjen kundër Atletico Madridit, pyetje të cilës iu përgjigj se dëshiron që djemtë ta luajnë lojën e tyre dhe të dijnë se çka duhet bërë.

Ndeshja Real Madrid- Atletico Madrid luhet nesër (e shtunë) nga ora 16:00 në ‘’Santiago Bernabeu’’ dhe ende nuk është e sigurt nëse Bale do të jetë i pranishëm në atë ndeshje./

Marketing