Rama takim me ambasadoren amerikane: Në fokus prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në një takim ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Marketing

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se takimi i mirëseardhjes së ambasadores ka pasë në fokus prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate.

“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koincidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë ku kaluam paketën AntiKÇK & Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”, ka shkruar ai.

Marketing