“Potencojmë që sipas ligjit aktual, lejohet import i mbetjeve të cilat mund të mënyrë të sigurtë të përpunohen, pa rrezikim të mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve, dhe gjithashtu në mënyrë të sigurtë të përdoren si lëndë e parë ose si burim energjie (sipas karakterizimit të BE-së të lëndëve djegëse alternative).
Import i mbetjeve për depozitim dhe asgjësim nuk është i lejuar në shtetin tonë, dhe unë si Ministër nuk do të lejoj që shteti ynë të shëndrohet në një deponi për mbetje nga vendet tjera.
Përkundrazi, ne do të lejojmë hapjen e tregut vetëm për zbatimin e parimeve të ekonomisë rrethore, pra përpunimin, ripërdorimin, riciklimin dhe mundësimin e heqjes së statusit si mbetje përmes përdorimit të tij ekologjik për një qëllim tjetër nga ai parësor“ deklaroi ministri Nuredini në pres konferencën e sotme.” – thotë Nuredini