Merkel: Brexit një plagë e thellë për të gjithë ne

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu dëshirën e saj për një lidhje ende të ngushtë me Britaninë e Madhe.

Marketing

“Kjo është një plagë e thellë për të gjithë ne”, deklaroi ajo, por shtoi se ”Gjermania dëshiron të mbetet partnere e ngushtë dhe mike e Britanisë së Madhe sepse i bashkojnë vlerat e përbashkëta”.

Ajo theksoi se pas largimit së Britanisë së Madhe, gjërat në Evropë do të vazhdojnë të ecin përpara.

Merkel shtoi se periudha e tranzicionit që do të pasojë Brexit-in do të përfshijë negociata intensive midis Londrës dhe Brukselit.