Dua Lipa gjatë muajit prill do të publikoj albumin e saj të dytë për të cilin është inspiruar në gjërat që e kanë influencuar artisten gjatë moshës fëmijërore, albumi titullohet ‘Future nostalgia’.
Këngëtarja ishte e ftuar për një intervistë të shkurtër me ‘MTV new’ ku flet lidhur me pesë gjërat që e bëjnë atë nostalgjike.
Kënga nga Justin Timberlake ‘Cry me a river’ e kthen në kohë Dua Lipën dhe këngëtarja thotë se gjitha albumet e tij e bëjnë të ndihet nostalgjike.
‘Ring Pops’ janë karamelet për të cilat shqiptarja ‘vdiste’ dhe çdo herë kur me miqtë e saj shkonin në një dyqan për të marrë ëmbëlsira ‘Ring pops’ ishin të parat në listë për Duan.
Dy gjëra tjera që e bëjnë Lipën më nostalgjike dhe ia kujtojë fëmijërinë asaj janë patikat me dritë dhe komedia e vitit 98’ ‘The Powerpuff Girls’.