Ligji i Prokurorisë, Minsitria e Drejtësisë pret amendamentet

Disa grupe të deputetëve kanë dorëzuar amendamente për Ligjin për Prokurorinë Publike, ndërsa disa kanë kërkuar kohë shtesë që t’i formulojnë ato bën të ditur minsitria e drejtësisë.

Marketing

“Disa grupe parlamentare kërkuan kohë shtesë, për të formuluar amendamentet për shkak të detyrimeve të tyre me dialogun Zhan Mone. Për shkak të besimit në proces ne nuk do të zbulojmë se kush janë dorëzuesit.”- thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Amandamente nuk ka dorëzuar VMRO-DPMNE pasi zëdhënis i kësaj partie Naum Stoilkovski thot se nuk e kanë të qartë se çfarë kërkon Deskoska.

“Nuk e di se për cilin ligj flet ministreja Renata Deskoska. Projekt-version, tekst, për të cilin u zhvillua debati publik, pas të cilit ekspertët dhanë mendimin e tyre, dhe kjo duhet të ishte baza për draftin e ardhshëm të tekstit, nuk ka, nuk është bërë Propozim tekst i ligjit. Është një version nga i cili duhet të dalë Propozim tekst ligjor, që pastaj të mundet në Kuvend të paraqiten amendamente.”- tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Amandamente ka dorëzuar Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti bëjnë të ditur se kanë parashtruar tetë amendamente përmes postës elektronike. Në amandamentet e saja ASH-ja kërkon pavarësi më të madhe për prokurorët, si dhe ndarjen e lëndëve për prokurorët përmes sistemit AKMIS, ngjashëm me praktikën gjyqësore. Takimi i rradhës i grupit të punës do të mbahet të hënën.