Formati i tretë në kuadër të dialogut “Zhan Mone” ka arriur pajtueshmëri për 90% të çështjeve të rregullores së punës së kuvendit tha kryeparlamentari Talat Xhaferi në konferencën e përbashkët me tre eurodeputetët bëshkëudhëheqës të procesit.
Ka dallime në kriteret për zgjedhjen e sekretarit të ri të prgjithshëm të ardhshëm të kuvendit dhe ndihmës sekretarëve, në kufizimin e seancave konstituive si dhe në pjesën e rregullores së kuvendit ku kërkohet të vendoset emri i kushtetues I vendit, theksoi Xhaferit. Sipas tij, rregullorja e re e punës së kuvendit do të miratohet nga përbërja e re kuvendore që do të formohet pas zgjedhejve të 12 prillit.
“Me dialogun e tretë jemi pajtuar për aspekte kyçe të reformave të rregullores dhe e konfirmoj përkushtimin tonë të përhershëm të fuqizimit të procese demokratike. Ne i vëmë anash dallimet tona politike për të konsoliduar punën tonë në rregullore.Kështu ne kemi bërë reforma të rëndësishme dhe lëmë trashëgimi të rëndësishme për përbërjen e re të deputetëve në formë të tekstit të harmonizuar të ndryshimeve të rregullore që është anektuar në këtë dokument si pjesë integrale e konkluzioneve të Zhan Mone dialogut të tretë, me çka çështje të caktuara mbeten për tu vazhduar në përbërjen e re parlamentare.”- tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.