Genc Prelvukaj ka ndarë një lajm fantastik me fansat e tij në rrjetet sociale.
Reperi I njohur shqiptar ka bërë me dije se është pranuar në Universitetin shtetëror të Zagrebit për doktoraturë.
“Nje lajm qe duhet ta ndaj me ju
Dje kam pranuar letren zyrtare nga Universiteti Shteteror i Zagrebit, Fakulteti i Studimeve Kroate, ne te cilen konfirmohet se jam pranuar ne studimet e Doktoratures, ne lemine e Historise.
Nje rruge e re, nje detyre e bukur qe i kam vene vetes”, ka shkruar artisti poshtë dokumentit të pranimit të postuar në Instagram.
Kujtojmë se Genci në të kaluarën ka qenë pjesë e politikës ndërkaq tani po e vazhdon historinë dhe ajo çka mbetet është të shohim çfarë do të bëjë reperi në të ardhmen përveç muzikës.