Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski gjatë vizitës së sotme në Radovish deklaroi se grupi i deputetëve të partisë së tij nuk ka parashtruar amendamente për ligjin e ri për Prokurorinë Publike.
Mickoski theksoi se thelbësisht duhet të shihet ndaj këtij ligji dhe në ligjin e ri të futen vërejtjet nga ekspertët të dhëna gjatë debatit publik dyditor në Kuvend.
Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, siç tha ai, është i qartë, i zëshëm dhe konciz rreth kësaj çështje, e ai është se do të mbështesin gjithçka që thanë ekspertët.
Mickoski u bëri thirrje Deskoskës dhe Zaevit që të dalin, siç tha, nga interesat e ngushta partiake dhe të punojnë për interesin e përgjithshëm të shtetit