Pse çdo natë duhet pirë një gotë ujë para gjumit?
Uji përmban minerale shumë të vlefshme dhe ushqyes, prandaj pirja e ujit para gjumit ka shumë përfitime për të cilat trupi ka nevojë për të funksionuar si duhet, transmeton Living.
Të pini ujë para gjumit është një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar trupin të ruajë ushqyesit dhe mineralet që ju duhen.
Përfitimet nga hidratimit të trupit
Një gotë uji para se të shkoni në shtrat, ndihmon trupin të plotësojë sasinë e lëngjeve që humbet gjatë gjithë ditës nga aktiviteti normal. Trupi përbëhet kryesisht nga uji, kështu që duhet ta mbani të hidratuar në mënyrë që të funksionojë si duhet.
Përfitimet në djegien e kalorive të tepëta
Uji është një djegës natyral kalorish. Kur pini ujë të ftohtë, trupi ka nevojë të punojë dyfish për t’u ngrohur, ndërkohë që do të rrisë metabolizmin. Për shkak se nuk po merrni kalori shtesë, ai do të fillojë të djegë kaloritë e tepërta që tashmë keni.
Përfitimet për një gjumë cilësor
Duke pirë ujë para se të flini, hormonet, nivelet e energjisë, muskujt dhe kyçet gjejnë balancën e duhur. Kjo ju ndihmon të relaksoheni dhe të ndiheni i rilindur në mëngjes. Ndërsa flini, uji ka kohë të arrijë çdo pjesë të trupit dhe ta rivitalizojë atë plotësisht.
Përfitimet në pastrimin e organizmit
Trupi thith shumë toksina nga ushqimi, nga mjedisi etj. Pastrimi i tij në mënyrë të vazhdueshme do të ndihmojë që ta mbani të shëndetshëm dhe do të bëjë që organizmi të funksionojë mirë. Pirja e ujit para se të shkoni në shtrat do t’i sigurojë trupit tuaj pastruesin (ujin) dhe kohën e nevojshme për të pastruar sistemin nga toksinat e padëshiruara.