“Po vjen vera ka dera” është slogani i PDSH-së për zgjedhjet e prillit, por siç duket nuk po ka goditur tek simpatizuesit e saj, andaj edhe ka ikje nga PDSH-ja e Thaçit. Sonte siç mëson TetovaSot, kryetari i Degës së PDSH-së dega Manastir, Agim Murati zyrtarisht ka kaluar në BDI.
Ish Kryetari degës së PDSH-së dega në Manastir shihet në foto me kryetarin e degës së BDI-së në Manastir, Bekim Memetin ku edhe është zyrtarizuar kalimi i tij në BDI.
Kalime nga PDSH në parti tjera ka pasur më herët siç kanë kaluar në ASH-në e Selës apo edhe në BESA të Kasamit, por në BDI të Ali Ahmetit është rasti i rrallë.
Nuk dihet ende nëse kryetari i degës së PDSH-së në Manastir do të merr të gjithë degën në BDI apo do të jetë i vetëm ky kalim pritet që të shihen ditëve në vijim.
Këto kalime gjithnjë ndodhin para zgjedhjeve ku me 12 prill partitë politike do ti matin forcat e tyre.
Ndryshe në të gjithë anketat nga agjencitë e huaja dhe të vendit, BDI fiton bindshëm me 12 Prill karshi të gjithë partive tjera politike shqiptare.