Tusk nuk e përjashton mundësinë që Skocia e pavarur të bëhet pjesë e BE-së

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se Brukseli ka ndjeshmëri ndaj mundësisë që Skocia ta shpallë pavarësinë nga Britania e Madhe dhe t’i bashkohet BE-së.

Marketing

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka thënë se nëse vendi i saj e shpall pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, do ta kërkojë edhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

I pyetur se a do të përkrahet kjo qasje e udhëheqëses skoceze, Tusk tha: “Emocionalisht, Unë nuk kam dyshim se të gjithë do të ishin entuziastë për këtë.”

Kjo deklaratë e ish-zyrtarit të lartë erdhi në kohën kur liderët evropianë u shprehën të pikëlluar pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se është thellësisht i pikëlluar.

Sidoqoftë, Tusk paralajmëroi se kërkesa për anëtarësim në BE nga ana e Skocisë nuk do të pranohej në mënyrë automatike, shkruan “BBC”.

Qeveria britanike nuk ka ofruar përkrahje për pavarësinë e Skocisë dhe ka dalë kundër referendumit të dytë për pavarësinë e pjesës veriore të shtetit ishullor