Grupi Al-Qaeda merr përgjegjësinë për sulmin në bazën ajrore në Florida

Dega e grupit Al-Qaed në Jemen e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një bazë ajrore të Shteteve të Bashkuara në Florida, në të cilin ishin vrarë tre persona.

Marketing

Grupi militant nuk ofroi ndonjë dëshmi për lidhjen me këtë sulm, kur një student i aviacionit nga forcat ajrore të Arabisë Saudite i kishte vrarë tre kolegë në një klasë dhe i kishte plagosur dy policë para se të qëllohej për vdekje.

Marrja e përgjegjësisë u raportuar nga grupi i inteligjencës “SITE”, i cili merret me përcjelljen e mesazheve nga Al-Qaeda.

Departamenti i Drejtësisë vlerësoi se sulmi i 6 dhjetorit në bazën ajrore “Pensacola” ishte akt terrorist. Prej asaj kohe, ushtria amerikane ka vendosur kufizime dhe kontrolle të reja ndaj të gjithë studentëve të huaj në bazat ushtarake amerikane, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Garry Reid, zyrtari më i lartë i inteligjencës në Pentagon, para disa ditëve deklaroi: “Të gjithë studentët e tanishëm dhe të ardhshëm do të pyeten për vullnetin që kanë rreth respektimit të këtyre standardeve dhe zbatimit të plotë të ligjeve amerikane.”