Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se qeveria Kurti nuk ka program qeverisës.
“Z.Kurti ka kriju një pritje të gjatë se kur do të jetë lider qeveritar, e kemi përpara një qeveri që nuk ka program, edhe në ekspoze ka plot gjëra të cilat janë bë, i këshilloj kolegët e LDK-së se kanë qenë në institucione për gjërat që janë bërë. Nuk pash objektiva të qarta”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka deklaruar se dikur Albin Kurti dhe Glauk Konjufca e kundërshtonin pakon e Ahtisarit, duke ua kujtuar se i kishin lidhur me zinxhirë dyert e Kuvendit.
“Në atë se çka tha z.Kurti, dëgjova opinionet e tij, së pari po më vjen mirë që po bëhet qesi kryeministri, por, dje janë mbush 13 vjet kur na kemi qenë në këtë sallë kur z.Ahtisari me dy shkurt e ka pru planin për pavarësinë e Kosovës që ka qenë fillimi i lindjes së vështirë të Kosovës pas 100 viteve dhe z.Kurti dhe Konjufca i patën lidhë dyert e Kuvendit të Kosovës me zinxhirë, atë kohë z.Kurti dhe LV, Serbia dhe Rusia e kanë kundërshtua një vendim të tillë”, thotë ai, teksa shton se Kurti nuk e ka njoftuar shtetin e Kosovës. Hoxhaj ka folur edhe për takimin LV – LDK me ambasadorët e QUINT-it”, u shpreh ai.
“Nuk e ka njoftë kushtetutën, flamurit i ka thënë lara lara, nuk e ka njoftë shtetin e Kosovës, ka fol për bashkim kombëtar, sot nuk e tha asnjë fjali për bashkim kombëtar, a shpjegimi kryesor ka qenë që z.Kurti do ta bëjë bashkimin kombëtar. Mënyra qysh ka hekë dorë nga bashkimi kombëtar e bën mashtrues, se tha asnjë fjali se pse ka hekë dorë. Ka kundërshtu dialogun, rezultatet. Kur ka ndodhë që ambasadorët e QUINT-it të takojnë liderët për të krijuar një qeveri. A është ma afër Spanja, Amerika, Gjermania, Britania?”, ka thënë ai.
“Si burrë duhet të dilni dhe kërkoni falje për sjelljet politike në këto 20 vitet e fundit”, përfundoi Hoxhaj.