Këshilli Gjyqësor do të hapë procedurë për gjykatësen Dobrilla Kacarska. Në organin më të lartë gjyqësor do të kontrollohen nëse ajo ka ndikuar në ndërprerjen e paraburgimit për biznesmenin Orce Kamçev.
Për herë të parë ndodh këtë ta kërkojë një gjykatës për vete. Sidoqoftë, Këshilli Gjyqësor do të kujdeset maksimalisht dhe seriozisht në verifikimin dhe vërtetimin e fakteve lidhur me prononcimin e Stefanovës për procesverbalin gjatë gjykimin në këtë lëndë penale- deklaroi Kiro Zdravev, Kryetar i këshillit gjyqësor.
Procedura vijoi pasi Kacarska të premten dërgoi kërkesë për vërtetimin e përfshirjes së saj eventuale, pas dëshmimit të prokurores Lile Stefanova në rastin “Reket”. Stefanova pohonte që Kacarska ka qenë prezent kur është vendosur për paraburgimin e biznesmenit Kamçev. Kacarska tashmë e demantoi Stefanovën, duke pohuar që nuk ka ndikuar. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zdravev tha se do të bashkëpunojnë me anëtarët e anti- korrupsionit për kontrollimin e gjendjes pronësore të gjykatësve. Këtë e tha në konferencën ku ai u lëvdua se e kanë arritur transparencën. Vitin e shkuar janë hapur 131 lëndë për përgjegjësinë e gjykatësve ndërsa në vitin 2018 vetëm 10. Numri i rritur ka të bëjë me ndryshimin e Ligjit për Këshill Gjyqësor, me të cilin parashihet që çdo qytetarë të mund të dorëzojë kërkesë për përgjegjësi të gjykatësit. Instituti për të drejtat e njeriut prej ku e monitorojnë punën e Këshillit, ka vërejtur që nuk publikohen arsyetimet gjatë emërimit të kryetarit të gjykatës apo gjykatësve në Apel dhe Supreme.
Kemi situatë është i pari në renditje, por nuk është zgjedhur. Pyetja që shtrohet në opinion është- përse kandidati i parë nuk është emëruar ndërsa është emëruar i dyti- tha Margarita Caca Nikollovska- instituti për të drejtat e njeriut
Këshilli Gjyqësor ende nuk i ka zgjedhur gjykatësit në Apelin e Shkupit. Janë gjithsej 30 kandidatë ndërsa konkursin e kanë shpallur para një viti.