Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Pas më shumë se një ore pauzë, deputetët janë kthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Marketing

Kuvendi shkoi në pauzë pas kërkesës së LDK-së.

Kujtojmë që ende nuk është hedhur në votim kabineti qeveritar i propozuar nga mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti.

Para se të shkohet në pushim, nënkryetarja e kuvendit, Arbërie Nagavci njoftoi se janë paraqitur për të marrë fjalën edhe 13 deputetë të tjerë.