Ali Ahmeti: I dashur Albin, urime postin e kryeministrit

I dashur Albin,
nëpërmjet të këtyre rreshtave desha të të përcjell uratat më të sinqerta nga të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjen Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të të uroj shëndet, mandat të suksesshëm dhe të mbarë.
Ne jemi takuar shpesh dhe kemi diskutuar gjërë e gjatë duke këmbyer mendime për zhvillimet politike, sfidat dhe qëllimet tona të përbashkëta.

Marketing

Ti e di se tek unë dhe tek të gjithë ne në Bashkimin Demokratik për Integrim do të gjesh partner të sinqertë dhe mbështetës në drejtim të realizimit të synimeve që i ndajmë dhe përpiqemi ti jetësojmë bashkë.

Duke shprehur konsideratën time të lartë dhe i vetëdishëm për punët e mëdha që e presin Kosovën dhe rajonin, të uroj maturi dhe mbështetje të gjërë dhe me sinqeritetin më të madh të shtrij dorën e bashkëpunimit dhe përkrahjes.