Bojan Jovanovski mbetet në paraburgim në burgun e Shutkës, pasi Gjykata e Apelit ia refuzoi kërkesën që paraburgimi t’i zëvendësohet me qëndrim në spital.
Tashmë disa herë Jovanovski dhe avokati i tij mbrojtës kanë kërkuar që Boki të lejohet të shkojë në spital, duke pretenduar se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar e si fakt kanë dërgimin 55 herë të Jovanovskit nga Shutka për në klinikat e Shkupit, për shkak të problemeve të barkut, të vjellat e shpeshta, që rezultojnë nga operacioni për zvogëlim të stomakut.
Jovanovski, i akuzuari i parë në rastin “Zhvatja”, për zhvatje të 1.5 milion eurove nga biznesmeni, Orce Kamçev, është në paraburgim që nga 15 korriku.