Kurti premton autostradën Prizren – Tetovë dhe Gjakovë – Shkodër

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij të parë si kryeministër duke shpalosur programin e tij katër vjeçarë tha se qeveria e tij do ta lidh Prizrenin me Tetovën.

Marketing

“Infrastruktura jonë duhet të jetë e plotë dhe funksionale. Ajo nuk duhet të jetë në shërbim të shteteve tjera si rrugë tranzit për të dalë në një shtet tjetër, por duhet të jetë e integruar me ekonominë tonë. Projektet infrastrukturore do të hapin rrugë të reja, jo autostrada të mbyllura, që do të na lidhin kësisoj edhe më shumë. Do ta shpëtojmë fshatin nga emigrimi dhe do ta zhvillojmë atë duke e lidhur me ekonominë nacionale. Do të ndërtojmë aksin rrugor Prizren-Tetovë dhe atë Gjakovë-Shkodër, si dhe funksionalizimin e plotë të sistemit hekurudhor brenda Kosovës”, theksoi dje Kurti, gjatë fjalimit të tij për prioritetet qeveritare të qeverisjes mes LVV dhe LDK me pakicat.