Bekteshi: Publikohen njoftimet për subvencione për stufat me pelet, mbështetje për turizmin dhe zejtarinë

Që nga fillimi i kësaj jave Ministria e ekonomisë ka filluar publikimin e thirrjeve publike që janë parashikuar në programet vjetore të Ministrisë së ekonomisë., njoftoi kështu ministri I ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë konferencës së sotme për shtyp.
Deri tani janë shpallur njoftime për mbështetje për zejtarinë dhe turizmin ndërsa thirrja publike për subvencione për stufat me pelet do të shpallet nesër.

Marketing

“Në pjesën e zejtarisë, dua t’ju informoj se dje u shpallën thirrjet publike për tri masa: për subvencionimin e zejtarëve, subvencione për shpenzimet për angazhimin e çirakëve (masë të re) dhe bashkëfinancimin e projekteve për oda të zejtarëve për zhvillimin dhe promovimin e zejtarisë.
Me këtë masë do të subvencionohen zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare përmes bashkëfinancimit deri në 50% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 180.000 denarë për: furnizimin e pajisjeve dhe veglave; rregullimin dhe përmirësimin e hapësirës afariste.
Për këtë masë janë parashikuar mjete në shumën totale prej 4,5 milionë denarë.

Për masën për angazhimin e çirakëve nga ana e zejtarëve subvencionohen 75% e shpenzimeve si kompensim për angazhimin e çirakut, por jo më shumë se 30.000 denarë për aplikant.

Ndërsa për masën bashkëfinancimi i projekteve të odave të zejtarëve për zhvillimin dhe promovimin e zejtarisë është parashikuar bashkëfinancimi prej 75% të shpenzimeve për realizimin e projekteve të odave zejtare që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe promovimin e zejeve në Maqedoninë e Veriut. Shuma maksimale e bashkëfinancimit të shpenzimeve për projekt është 250.000 denarë, dhe për këtë masë buxheti është 1.740.000 denarë, informoi ministri.

Për sa i përket turizmit, ministri informoi se sot janë shpallur thirrjet publike për tre masa edhe atë: subvencione për amvisëritë e fshatit, për mbështetjen e manifestimeve, projekte dhe biznes forume në interes të zhvillimit të turizmit dhe për paraqitjen e interesit nga ana e objekteve hotelierike për akomodimin për pritjen e miqve për masën e Pushim për punëtorë me të ardhura të ulëta.

„ Për masën e parë bashkëfinancohen deri në 60% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë që do të bëhen për rregullimin dhe pajisjen e objektit sipas traditës në regjionin ku ndodhet.

Për mbështetjen e manifestimeve, projekteve dhe biznes forumeve në interes të zhvillimit të turizmit bashkëfinancohet një pjesë e shpenzimeve për organizimin e manifestimeve, projekteve dhe biznes forumeve që kanë karakter turistik dhe janë në interes të zhvillimit të turizmit

Dhe masa e fundit do të publikohet nesër më 05.02.2020 e që ka të bëj me kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e stufave me peleta, me të cilat amvisëritë do të zëvendësojnë stufat e vjetra të qymyrit, drurit, naftës ose mazutit.

„ Në përputhje me këtë thirrje publike është parashikuar që qytetarëve që do të blejnë stufa me peleta t’u mundësohet kompensimi i një pjese të shpenzimeve për blerjen e stufave me peleta deri në 50%, por jo më shumë se 20.000 denarë për amvisëri për vitin 2020. Shuma totale e mjeteve të parashikuara në këtë shpallje publike është 11.000.000 denarë. Ashtu si në njoftimin e mëparshëm, edhe kjo thirrje publike parashikon mundësinë e kompensimit të një pjese të shpenzimeve për blerjen e stufave me peleta deri në 70%, por jo më shumë se 25.000 denarë për amvisëri, për kategorinë e personave me të ardhura të ulëta. Për këtë lloj të aplikantëve janë parashikuar 3.000.000 denarë. Të drejtë për pjesëmarrje kanë personat të cilët do të blejnë një stufë me peleta në amvisërin e tyre në periudhën nga 1 janari 2020 deri më 06.03.2020 dhe do ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të dhënë në shpalljen publike.
Ndarja e kompensimit do të bëhet sipas principit “kush vjen i pari shërbehet i pari”.