Delegacioni i Sekretariatit për Çështje Evropiane, kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim pune me përfaqësues e Misionit të OSBE-së në vend, kryesuar nga Ambasadori Klemens Koja.
“Mbështetja për vendin nga ana e Misionit të OSBE-së ka rol posaçërisht të rëndësishëm kur flitet për zgjedhje, duke paraqitur autoritet të rëndësishëm me shkallë të lartët besimi në veprimtarinë shumëvjeçare” – theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për procesin e euro- integrimeve të vendit. “Askush nga ne nuk ka dyshim se mbajtja e zgjedhjeve fer, demokratike dhe kompetitive, krahas rëndësisë së përgjithshme të zhvillimit demokratik të vendit, është edhe parametër kryesor në të cilën vendet- anëtare të BE-së do ta vlerësojnë pjekurinë e vendit para vendimit të tyre për fillimin e negociatave për aderim në samitet pranverore.
Në drejtim të njëjtë, Osmani para të pranishëmve të OSBE-së dhe Ambasadorit Koja referoi, për vizitat e realizuara në institucionet shtetëror kompetente për zbatimin e zgjedhjeve. “Realizova takime produktive në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Komisionin për Antikorrupsion, Agjencinë për Media dhe Entin Shtetëror për Revizion; pa përjashtim çdo kund hasa në atmosferë pozitive dhe optimiste, nivel të lartë gatishmërie profesionale, dhe mora bindjen nga kryesuesit e këtyre institucioneve se në përgjithësi janë të gatshëm të ju përgjigjen kompetencave ligjore gjatë zbatimit të zgjedhjeve” – theksoi Osmani.
Bashkëbiseduesit gjatë takimit diskutuan edhe për mënyrat dhe aktivitetet të cilët do ti merrnin për përmirësimin e organizimit të zgjedhjeve, në drejtim të zbatimit në përgjithësi të shënimeve dhe rekomandimeve në Raportet e rregullta të OSBE/ODIHR.
Takimi i sotëm është pjesë e sërë vizitave institucionale në institucione dhe organizata që janë përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e zgjedhjeve, në drejtim të realizimit të obligimit për zgjedhje fer, të lira dhe kompetitive si pjesë e agjendës evropiane të vendit.