MMJPH:Inspektim i jashtëzakonshëm në “Eko Klub Sh.p.k Bitola“

Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, pas lajmit të marrë nga mediat të cilat sot njoftuan në lidhje me konferencën për shtyp të Inspektoritatit të qytetit të Shkupit ku u shpalosën njohuritë e tyre nga inspektimi i kryer për punën e kompanisë “Eko Klub Sh.p.k Bitola“, i kontrolloi lejet e dhëna për trajtim të mbetjeve medicinale dhe kontaktoi me Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor për të siguruar informacione shtesë në lidhje me inspektimet e kryera.

Marketing

Nga Inspektorati shtetëror n’a njoftuan që inspektimi i fundit në teren është kryer me datë 12 dhjetor 2019 në të cilin me proçesverbal është konstatuar që kompania punon në pajtueshmëri me rregullat ligjore dhe lejet e dhëna. Pas njoftimit të sotshëm, me kërkesë të Ministrisë, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor momentalisht kryen inspektim të jashtëzakoshëm në hapësirat e kompanisë, ndërsa për gjetjet nga i njejti, publiku do të njoftohet në kohë.

Ashtu siç u potencua javën e kaluar në konferencën e përbashkët për shtyp me Doganën, Ministria i thërret të gjitha institucionet, në nivel qendror dhe lokal, në bashkëpunim të drejtëpërdrejtë me qëllim të reagimit në kohë si dhe parandalim të degradimit shtesë të mjedisit jetësor dhe rrezikimin e shëndetit të qytetarëve. Vetëm në mënyrë institucionale, së bashku dhe me veprim të koordinuar mundësohet kontroll dhe parandalim i veprimeve jashtëligjore.