Kuvendi pasdite njëzëshëm e solli propozimin plotësues të Ligjit për planifikim urbanistik pas debatit tetëmujor dhe përfshirjes aktive të të gjithë grupeve të deputetëve dhe opinionit ekspert.
Për deputetët, ky ligj është shembull se si në të ardhmen duhet të sillen ligjet thelbësore nëpër debate publike, respektimi i mendimit ekspert dhe pranimi i vërejtjeve nga të gjitha palët e prekura.
Ligji hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e shpalljes në “Gazetë zyrtare”, ndërsa do të fillojë të zbatohet në afat prej 120 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi.