Stuhia e fuqishme i lë austriakët pa rrymë

Stuhi të fuqishme në disa pjesë të Austrisë lanë sot mijëra banorë pa energji elektrike.

Marketing

Një zëdhënës i furnizuesit të energjisë elektrike në Austri deklaroi se 11 000 prej klientëve të tij nuk kishin energji elektike.

Zona Schaerding, e ndodhur pranë kufirit gjerman, ishte zona më e goditur.

Erërat e fuqishme arritën në 110 kilometra në orë, duke shkaktuar rënien e pemëve, bllokimin e rrugëve, dhe dëmtimin e energjisë elektike.