Pasuria e kryetarëve të gjykatave nën vëzhgim të Antikorrupsionit

Antikorrupsioni ka ndërmarrë nismën për kontrollin e pasurinë së Kryetarëve të gjykatave në vend. Nga Këshilli Gjyqësor thonë se nga antikorrupsioni ende nuk kanë marr propozimin se si do të realizohet kontrolli, e as emrat e gjykatësve të dyshuar për Këshillin ose për Gjykatës, që janë lëndë e interesit të publikut. Për shkak të kësaj, Kryetarja e Komisionit të Antikorrupsionit njoftoi se do të fillojnë kontrollin e pronave të kryetarëve të gjykatave.

Marketing

Koha po na shkel prandaj në seancën tjetër, që do të jetë këto ditë ose deri në fund të javës, kemi vendosur të fillojmë me fazën e parë, domethënë në tremujorin e parë, ti vendosim Kryetarët e gjykatave, si hap fillestar dhe pastaj në varësi të statistikave dhe analizave të Këshillit Gjyqësor Republikan do të vazhdojnë më tej, varësisht cilët gjykatës do të na i japin si problematikë – tha Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Kundër Korrupsionit.

Antikorrupsioni nuk ka filluar deri tani kontrollin e gjykatësve, ose sa pasuri kanë arritur, në raport me të ardhurat mujore, shkaku i jo efikasitetit të Këshillit gjyqësor.

Puna u zvarrit shumë duke e pritur Këshillin Gjyqësor. Me siguri edhe ata kanë aktivitetet e tyre, derisa na i dorëzojnë ato të dhëna që ne i kërkojmë – u shpreh Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Kundër Korrupsionit.

Kontrolli i pasurive të gjykatësve bëhet për shkak të analizave të antikorrupsionit, të cilat kanë treguar se gjyqësori është subjekt i nënshtrohet korrupsionit. Qeveria e LSDM-së, e udhëhequr nga Zoran Zaev, u angazhua për veting në gjyqësor. BE, përmes euroambasadorit Samuel Zhbogar, përsëri tha se BE-ja është kundër vetingut në gjyqësor, duke thënë se gjendja në gjyqësor, nuk është edhe aq e keqe.