Dortmundit i lëndohet lojtari kryesor para ndeshjes me PSG në L.K

Kapiteni i Borussia Dortmund, Marco Reus, do të mbetet jashtë fushave për katër javë pasi pësoi një dëmtim të muskujve kundër Werder Bremen të martën. për lëndimin e Reus vjen si një goditje e madhe për gjermanët, para fillimit të fazës së nokautit në Ligën e Kampionëve, ku ata takohen me kampionët e Francës, PSG.

Marketing

Dortmundi të mërkurën ka konfirmuar lëndimin e Reus, të cilin e pësoi në humbjen frustruese 3:2 nga Werder Bremen në Kupën e Gjermanisë.

Ylli gjerman ka bërë gjithsej 26 paraqitje për Dortmundin deri më tani këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime.

Reus ka luajtur një rol të rëndësishëm për Dortmundin në Bundesligë, pasi janë duke u përpjekur të fitojnë titullin