Kryeparlamentari Xhaferi përkujton se “nuk mund të luhet me afatet ligjore e nuk mundesh, ashtu si pa të keq, t’u vjedhësh këtyre afateve 15 ditë shtesë pune për parlamentin që të miratohet një ligj.
Afatet e përcaktuara me ligj, të cilat nuk mund të shkurtohen nga 60 në 45 ditë”, thotë Xhaferi, për “Deutsche Welle”.
“Drejtuesit e partive parlamentare u pajtuan së bashku për të mbajtur zgjedhje më 12 Prill, ata e dinin se cilat ligje ishin të rëndësishme për të kaluar, para se parlamenti të shpërndahej. Tani në momentin e fundit, plasohen ide të cilat shkurtojnë afatet ligjore për veprime zgjedho.
Kushtetuta është e qartë: zgjedhjet për deputetë mbahen brenda 90 ditëve të fundit të përbërjes së vjetër të kuvendit ose brenda 60 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit.
Institucionet duhet të punojnë në bazë të ligjit, jo sipas dëshirës. Edhe unë jam anëtar i partisë dhe i them partisë se cilat janë afatet. Nuk është se dua të argumentoj, por duhet të respektoj normat ”, sqaron Xhaferi, duke përkujtuar se ato 60 ditë janë mbushur me veprime elektorale, për të cilat afatet nuk mund të shkurtohen.