Bekteshi: MANASTIRI për NE është Tetovë, Kërçovë, Gostivar, Strugë, Shkup, Likovë

MANASTIRI për NE është…Tetovë, Kërçove, Gostivar, Struge, Shkup, Likovë #KJOeshteBDI #Llogaridhënie” – thotë Bekteshi

Marketing

Sonte në llogaridhënien e ministrave dhe drejtorëve të BDI-së në Manastir shihej një numër i madh i shqiptarëve që përkrahin BDI-në e Ali Ahmetit. Sipas fotografive në sallën e stërmbushur, nuk ka mbetur shqiptarë për t bashkangjitur në partitë tjera shqiptare e veçanërisht në ASH-në e Selës.
BDI-ja në Manastir është rritur dhe dita ditës po shtohen anëtarët e rinj ku edhe do të vulosin një fitore të madhe në zonën 5.

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti para të pranishmëve u shpreh se politikat e Ali Ahmetit dhe zbatimi i urdhërave të tij për të punuar sa më shumë në viset shqiptare është dëshmuar nga NP “Rrugët e Maqedonisë” ku nuk kanë munguar asfaltimi i shumë rrugëve në këto vise të harruara më parë. Memeti përmendi rrugët që u çelën në Dollnen ku u shkurtua rruga për në Shkup dhe shumë ndërtime tjera në infrastrukturë.

AI gjithashtu u shpreh se me BDI-në pas 12 Prillit do të jetë edhe më mirë, dhe shumë punime në infrastrukturë do të bëhen.
Ndryshe në këtë tubim folën edhe ministri Bekteshi, Ademi, Xhemaili dhe drjetori dhe sekretari shtetëror.