Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, në një intervistë për Gazetën Express, ka fyer rëndë të gjithë oponent e tij, duke e kursyer kreun e LSDM-së Zoran Zaev, shkruan Gazeta Express.
Thaçi më së shumti u fokusua tek ish-bashkëpartiaki Ziadin Sela, duke i përmendur një sërë akuzash dhe duke ngritur dyshime të ndryshme për të kaluarën e kreut të Aleancës për Shqiptarët.
Ai nuk la pa përmendur as liderët tjerë, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, të cilët i quajti tradhtarë, përcjellë Express.
“Ziadini është një person, eksponent i krimit të organizuar dhe unë për këtë kam shumë fakte. Me një pushtet të vogël që e pati në komunën e Strugës arriti që me verpimet e tija kirminale, qoftë të sistemit të fajdeve, për marrje me kamata, qoftë me shantazhimin e ndryshëm të ndërtesave dhe apsketeve urbane të krijojë rreth vete një masakër dhe tragjedi të rasteve të pasqaruara. Disa të sqaruara e disa të pasqaruara, vrasje e fundit ishin të tipit klasike mafioze të ligës së parë. Vrasje me pagesë dhe me silenciator. Të gjithë këta bëhen rreth shoferit të Ziadinit dhe djalit të dajës të Ziadinit dhe më pastaj rreth dajës së Ziadinit e kështu me radhë. Unë e njoh shumë mirë atë individ dhe atë grup njerëzish rreth tij. Dhe më vjen shumë mirë, këtë e them për herë të parë që PDSH-ja përfundimisht është larguar prej kriminelëve të tillë dhe prej njerëzve të cilët janë të implikuar në kësi krime të rënda.
Kam fakte dhe dokumente historike se unë nuk u besoj Ziadin kriminelit, Afrim marionetës dhe Bilall mashtruesit. Këta të pacipë, këta të pafytyrë, këta tradhetarë të çmendur si Ziadini dhe të tjerët, harrojnë se kush e ka kultivuar demokracinë.
Ne vitin 2016, në vend se BDI-në ta bartim në opozitë sepse kishim fituar 40 mijë vota më shumë, VMRO-ja shkoi në opozitë si fituese e zgjedhjeve ndërsa BDI-ja mbeti në pushtet si rezultat i budallallëkut të Billallit dhe mendjemadhësisë dhe si rezultat i tradhëtisë eklatante të Ziadinit që shkoi në shtëpi te Ali Ameti dhe i ofroi tre deputetët e tij që bashkë me Ahmetin t’i bëjnë 62. Këtu bisedohet për një mashtrim të madh kapital historik”, tha Thaçi për Express.