LSDM ka frikë që vetingu i propozuar e BDI të mos shndërrohet në “gjykatë të linçimit” për funksionarët

Vështirë që ligji për veting ndaj politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve i propozuar nga BDI do të hyjë në procedurë parlamentare para shpërbërjes së parlamentit. Partneri qeveritar LSDM sot duhet të marrë qëndrim për këtë ligj. Partia e Zoran Zaevit njofton që ligji po shqyrtohet në nivel politik dhe se grupi i LSDM-së nuk pritetta analizojë draftin e tekstit. Dilema e Social Demokratëve është që ligji i vetingut, i propozuar nga integristët të mos krijoj “gjykatë linçimi” për politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët.

Marketing

“Ligji po shqyrtohet në nivel politik, grupi parlamentar ende nuk e ka analizuar atë. Sot në koordinim do të shohim nëse ka ndonjë kohë deri më 12 shkurt që projektligji të hyjë në procedurë parlamentare. Ka më shumë ligje të rëndësishme, miratimi i të cilëve, ka ngecur, ndërsa nesër do të ketë seancë plenare të re me pika të reja dhe pika no 11 është ratifikimi për NATO-n. Ne duhet ta analizojmë mirë ligjin sepse është e rëndësishme të mos bëjmë dyfishimin e institucioneve. Ne kemi institucione që e shqyrtojnë pronën e zyrtarëve, si dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është e rëndësishme që ai të mos bëhet “gjykatë e linçimit”. Në çdo rast, është e nevojshme që të hapet debat, të ketë debat publik, por nuk e di nëse ka kohë për këtë tani”, kanë thënë në brifing për Plusinfo nga grupi parlamentar i LSDM-së.

Grupi parlamentar i BDI-së javën e kaluar e ka paraqitur në Parlament ligjin e shumëpritur të vetingut.

Ligji për agjencinë e kontrollit të bartësve të funksioneve publike dhe kandidatëve për bartës të funksioneve publike parashikon zgjedhjen e një organi rregullator në Kuvend i cili do të kontrollojë politikanët, të gjithëbartësve të funksioneve publike, gjykatësit dhe prokurorët. Ligji parashikon kontrollin e të gjithë funskionarëve në detyrë, por edhe të atyre që do të kandidojnë për funksione, para se të zgjidhen, si dhe publikimin e një konfirmimi me informacione publike për secilin kandidat.

Sipas BDI-së, kjo do të sigurojë transparencë të plotë dhe informacion për qytetarët në lidhje me kandidatët për bartës të funksioneve publike përpara se të votohet për dhe para se të zgjidhen dhe do të parandalojnë propagandën, lajmet e rreme dhe shpifjet.

BDI u bëri thirrje të gjithë ligjvënësve dhe partive politike që përfshihen në politikë pa kompromis, gjykatat dhe prokuroria të mbështesin projektligjin.

Për LSDM-në, kontestues është pikërisht organi rregullator që duhet të kryejë vetingun, i cili sipas projektligjit të BDI-së duhet të zgjidhet nga Parlamenti. Frika është që të mos ndodh dyfishimi i institucioneve që tashmë po verifikim të politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve.

Partitë shqiptare të opozitës thonë se ata e mbështesin vetingun, por është qesharake që kjo iniciativë vjen nga BDI.

Nuk arritëm të merrnim mendim nga partia opozitare VMRO-DPMNE.PORTALB.MK