Osmani dhe Dimitrov në Zagreb në takime me Plenkoviq dhe Grliq Radman

ëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane, Bujar Osmani dhe ministri e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, e cila është kryesuesja aktuale me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Marketing

Siç kumtoi SÇE, si pjesë e vizitës janë paraparë takime të Osmanit dhe Dimitrovit me kryeministrin, Andrej Plenkoviq, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliq Radman, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Asamblesë Kroate, Miro Kovaç dhe me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Domagoj Ivan Milosheviq.

Vizita po realizohet gjatë një periudhe të angazhimit intensiv në prag të diskutimeve midis vendeve anëtare në BE për metodologjinë e azhurnuar për zhvillimin e negociatave të pranimit dhe vendosjen për fillimin e tyre. Osmani dhe Dimitrov do t’i shfrytëzojnë takimet për ta shprehur përkushtimin e fortë të vendit tonë ndaj reformave evropiane dhe nevojën për të marrë një vendim pozitiv për të filluar sa më shpejt negociatat e pranimit, qëndron në kumtesë.