Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu shpalos projektin e tretë të rradhës për vitin 2020.Sot, Ganiu ka pritur në takim zv/drejtorin e Agjensionit për Rini dhe Sport, Izmit Nurën, i cili zyrtarisht dorëzoi kërkesën per leje të fushës së basketit, e cila mbanë vlerë prej 3,200,000.00 den.
‘Së bashku jemi duke filluar implementimin e dy projekteve që i kanë të finalizuara dokumentacionet. Njëra prej tyre është salla e sporteve luftarake me vlerë prej 15,000,000.00 den. dhe e dyta është pishina e mbyllur me vlerë prej 41,000,000.00 den.Poashtu, në këtë takim shumë konstrukitv dhe frytdhënës, kërkova nga zv. drejtori z-ri Nura, qasje transparente në lidhje me vauceret për klubet sportive që gravitojnë në komunën e Cairit-thotë Ganiu