Sociedadi mposht Real Madridin në ‘Bernabeu’, i shënon katër herë për ta eliminuar

Real Madrid është eliminuar nga Kupa e Mbretit.
Real Sociedad i ka shkaktuar humbje të rëndë skuadrës së Real Madrid, duke e mposhtur me rezultatin 3:4, shkruan lajmi.net.
Serinë e golave në këtë takim e hapi Martin Odegaard, pas 22 minutave lojë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Sociedad.
Goditjen e madhe skuadrës ‘Los Blancos’ i dha Alexander Isak, i cili shënoi dy herë në minutat 54’ dhe 56’, për të shkuar në 0:3.

Marketing

Marcelo i dha disa shpresa skuadrës së Real Madrid, duke shënuar në minutën e 59’, por Sociedad arriti të thyente përsëri skuadrën e Zinedine Zidane, me anë të Mikel Merino, për rezultatin 1:4.

Madrilenët nuk u dorëzuan deri në fund, dhe arritën që të shënojnë edhe dy herë të tjera, por nuk barazuan e as nuk përmbysën dot. Fillimisht ishte Rodrygo ai që gjeti golin, në minutën e 82′, pastaj golin gjeti edhe Nacho Fernandes, në minutën e 93′, për rezultatin final 3:4.

Kështu, Real Madrid eliminohet nga gara e Kupës së Mbretit, kurse Real Sociedad kualifikohet për gjysmëfinalen.