Osmani dhe Dimitrov në Zagreb mbajtën takim me Kryeministrin Aleksandar Plenkoviq

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Kroacisë, mbajtën takim me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Marketing

“Si fqinj i afërt i Ballkanit Perëndimor dhe praktikisht pjesë e rajonit më të gjerë ballkanik, nuk kam dilemë se Republika e Kroacisë sinqerisht angazhohet për promovimin dhe intensifikimin e perspektivave evropiane në gjithë Ballkanin, duke pasur parasysh marrëdhëniet miqësore afatgjate, dhe mbështetjen e sinqertë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani, duke i përcjellë mesazhet falënderuese të Qeverisë për qasjen aktive të marrjes së kryesimit me BE-në nga ana e Kroacisë, si dhe për angazhimin personal të Kryeministrit Plenkoviq për intensifikimin e procesit të zgjerimit.

Metodologjia e re e Komisionit paraqet bazë të mirë që vërtet të marrim proces kualitativ të negociatave, që padyshim do të jetë në favor të qytetarëve të cilët do të marrin reforma kualitative dhe të zbatueshme edhe më shumë, metodologjia paraqet edhe bazë të mirë për vendet – anëtare ti tejkalojnë dallimet rreth kontrollit politik të këtij procesi, që do të hap hapësirë që të sigurohet konsensus nga ana e Këshilli Evropian për fillimin e negociatave në Samitin e BE-së në mars” – theksoi Osmani.

MPJ Dimitrov theksoi “Shprehim falënderim të madh Kryeministrit Plenkoviq për angazhimin e ti aktiv dhe të qartë në mbështetje të perspektivës evropiane në rajonin tonë. Për deri sa BE mbetet e pavendosur në vend që të ndihmojë dhe të mbështesë, do ti bëjë dëm të madh rajonit. Ambicia e saj gjeopolitike rëndë do të realizohet pa përfundimin e punës rreth vendeve kandidate me perspektiva për anëtarësim në BE të konfirmuara në Samitet e Zagrebit në vitin 2000 dhe Selanikut në vitin 2003. Në prag të diskutimeve në mars të Këshillit ndihma e Kroacisë do të jetë e rëndësisë së veçantë të përgatitet tereni dhe të mundësohet marrja e vendimit për negociata së bashku me metodologjinë. Metodologjia sipas vlerësimeve tona jep më shumë për ata që do të arrijnë më shumë dhe jep më pak për ata që nuk do të kenë sukses të japin mjaftueshëm. Për këtë arsye mendojmë që na jep shansin ta mbushim kohën e humbur dhe të tregohemi se jemi të aftë ta kalojmë rrugën deri në anëtarësim. Samiti i Zagrebit në maj do të jetë edhe një segment tjetër i rëndësishëm për përforcimin e vëmendjes së BE-së drejt rajonit dhe dimensionin të iniciativave të reja për mbështetjen e saj në kuptim ekonomik dhe politik.

Kryeministri Plenkoviq riafirmoi mbështetjen aktive dhe rolin e Republikës së Kroacisë për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të kryesimit të Kroacisë me Unionin, duke potencuar në përgatitjen e vendit për fillimin e negociatave. Krahas mbështetjes për vendet mike, Plenkoviq potencoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE paraqet interest të drejtpërdrejtë të Republikës së Kroacisë, duke theksuar shpresë se këto ambicie do të realizohen para samitit të Zagrebit në maj, përkushtuar pikërisht marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të vizitës në Kroaci, osmani dhe Dimitrov mbajtën takime me Ministrin për Punë të Jashtme, Gordan Gliq Radman si dhe me Kryetarët e Komisioneve to Kuvendit për Politikë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, në Kuvendin kroat, Miro Kovaç dhe Damagoj Ivan Milosheviq.