Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve, për mbrojtje dhe siguri, për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit, për transport dhe lidhje dhe ekologji, ndërsa dy mbledhje do të mbajë komisioni ligjvënës-juridik.
Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lëndë të para minerale, Ligjit për inspektoratin shtetëror të punës, Ligjit për inspektimin teknik dhe Ligjit për kontroll të eksportit të mallrave dhe teknologjive, katër me procedurë të shkurtuar – lexim i dytë.
Komisioni për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve do t’i shqyrtojë raportet vjetore për punën e Agjencisë operative-teknike për vitin 2019 dhe për punën e Komisionit për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve në vitin 2019.
Komisioni për mbrojtje dhe siguri ka vetëm një pikë në rend dite – Propozim-ligjin për Agjencinë për zbulim, me procedurë të shkurtuar – lexim i dytë, parashtruar nga deputetët Hari Llokvenec dhe Xhevat Ademi.
Nga një pikë në mbledhjet e sotme do të shqyrtojnë edhe anëtarët e Komisioneve për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit dhe atë Udhëzimin për zbatim të Kodit për sjellje etike të deputetëve në Kuvendin e RMV-së, si dhe të Komisionit për transport dhe lidhje dhe ekologji – Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për gjelbërim urban me procedurë të shkurtuar, parashtruar nga deputetet Liljana Popovska dhe Maja Moraçanin.
Komisioni ligjvënës-juridik do të mbajë dy mbledhje prej të cilave në rend dite në të parën është vetëm Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për gjelbërim urban, me procedurë të shkurtuar, ndërsa në të dytën janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektoratin shtetëror të tregut, të Ligjit për inspektim teknik, dhe të Ligjit për lëndë të para minerale, që të tre në procedurë të shkurtuar, si dhe të Ligjit për kontroll të eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, në lexim të parë.