Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar që më 15 mars do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka hequr dorë nga kjo pozitë, pasi është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e re të Kosovës.
Presidenti Thaçi ka thënë se ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.
Përndryshe, Kuvendi i Kosovës ka votuar për koalicionin qeverisës më 3 shkurt.
Në krye të Qeverisë është Albin Kurti, i cili atë ditë ka prezantuar emrat e 15 ministrave të rinj.