Ambasadori i BE-së në Shkup në një prononcim për shtyp për strategjinë e re të zgjerimit nga ana e Bashkimit Evropian tha se Komisioni vendosi këto rregulla të reja për ta bërë procesin më të besueshëm dhe më dinamik politikisht. Ai nënvizoi që ndërkohë që Komisioni po bën punën e tij, Maqedonia e Veriut dhe vendet kandidate duhet të bëjnë punën e tyre, duke vazhduar reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, reformën në drejtësi dhe të zhvillojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Ai në fund theksoi se duhet të shohim ndryshimin e mendimit, se si duhet bërë minimumi për të vazhduar integrimet drejt BE-së dhe se si të bëhet maksimumi për të përfituar nga integrime integrimet që të rinjtë mos të largohen më nga vendi.