Skuadra e FC Shkupi sot ka përfunduar qëndrimin 15 ditor në kampin përgatitor që zhvilloi në Antalia të Turqisë.
Ndryshe FC Shkupi zhvilloi katër ndeshje kontrolluese në fazën përgatitore, duke regjistruar 3 barazime dhe një disfatë. Fillimisht FC Shkupi luajti baraz përballë ekipit nga Kirgistani Neftchi Kockhor (0-0), barazoi me Çelikun e Bosnjë e Hercegovinës (2-2), ndërsa para pësoi disfatë 0-1 nga Feronikeli. Barazoi me rumunët e FC Ripensia Timisoara.
Ekspedita e FC Shkupit, sot është nisur drejt Shkupit, ku ekipi do të ketë disa ditë pushim, që më pas të vazhdojë përgatitjet para fillimit të sezonit pranveror.
Shkupi ndeshjen e parë të sezonit pranveror e luan në Çair me 16 shkurt kundër Borecit të Velesit, me fillim në orën 14:00.