Masakër në Tajlandë/Ushtari vret së paku 12 persona përfshirë dhe kolegë, poston sulmin drejtpërdrejt në Facebook

Tajlanda u trondit sot nga një sulm i frikshëm e i pakuptimtë, teksa ushtari vendas Jakapanth Thomma vrau komandantin e tij dhe dy ushtarë tjerë, para se të hapte zjarr dhe t’i vriste një total prej së paku 12 persona, teksa gjithçka e shfaqi drejtpërdrejt në Facebook.

Marketing

Mediat vendase raportonin se me të kryer sulmin ndaj ushtarakëve, ai është larguar me një xhip dhe ka shkuar afër një qendër tregtare në Korat, ku i vuri flakën dhe nisi të qëllonte me armë teksa bënte foto të vetes.

Ai ka shtënë me armë zjarri ndaj civilëve të pambrojtur, ndërsa nuk besohet se e kishte në shënjestër ndonjë prej tyre. Gjatë largimit nga qendra, ai ka vazhduar të qëllonte me armë, ndërsa thuhet se ka shtënë edhe në një tempull budist.

Në një video të postuar, shihen njerëzit që vrapojnë në drejtime të ndryshme, derisa në sfond dëgjohet të shtënat nga ky ushtar.

Deri më tani, thuhet se janë 12 të vdekur, ndërsa ka edhe viktima tjera që kanë mbetur të plagosur dhe të lënduar në mënyra të ndryshme.