Meta takon Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë: Kontribut në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës në SHBA është takuar edhe me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të cilët pritet të zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Marketing

“Vlerësoj rolin e tyre për forcimin e lidhjes sonë transatlantike, si një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta në Facebook.

Kreu i shtetit tha se Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë.