Kërcënohet analisti Sulejman Mehazi nga njerëzit e Selës, “Janë Thaçista të dobët”

Analisti tetovar, Sulejman Mehazi është kërcënuar nga aktivist të Ziadin Selës. Ai në profilin e tij në FB thotë se njerëzit e Selës janë Thaçista të dobët. Siç mësohet Mehazi është kërcënuar pas kritikave të ashpra koalicionit ASH – Alternativa, përcjell TS.

Marketing

“Shikoni çfarë sorte janë këta te Seles, në 1000 e kusur shkrime kemi kritikuar ashpër BDI-në e kryetarin Ali Ahmetin si askush tjeter, e asnjëri prej tyre s’më është kërcënuar, lele keta te Seles , thacista, të dobët e sa të këqinj, po me qenë në qeveri pesë fishë me të këqinj bëhen” ka shkruar Mehazhi në Facebook.

Ndryshe koalicinoi ASH- Alternativa ka ngjallur shumë reagime edhe në disa degë të ASH-së ku sot këshilltari i ASh-së në Zhelinë ka dhënë dorëheqje nga partia e Ziadin Selës.